Shembulli portugez në luftën kundër koronavirus: Politikë e bashkuar dhe investime në shëndetësi

schedule12:10 - 21 Prill, 2020

schedule 12:10 - 21 Prill, 2020

I konsideruar një vend i vogël dhe i varfër në Europë, Portugalia sot jep shembullin më të mirë përballë emergjencës së koronavirusit. Politika e bashkuar dhe investimet në shëndetësi janë vetëm dy nga elementet e suksesit portugez

Deri pak vite më parë, Portugalia nuk kishte para as për të furnizuar me benzinë ambulancat e saj.

Në fillim të pandemisë, pavarësisht nëj rimëkëmbjeje të ekonomisë, në vend nuk kishte shtretër në terapi intensive në të njëjtin numër si në Gjermani, dhe buxheti i shtetit as nuk i afrohej atij të Francës.

Por pavarësisht kësaj, vendi i vogël dhe i varfër është ndër më të mirët në Europë përballë betejës me koronavirus.

Rezultati është shumë i mirë nga këndvështrimi shëndetësor por dhe më i mirë në atë politik.

Pikat e dobëta janë por Portugalia është shumë më mirë në krahasim me partnerët e saj europianë.

Politika europiane duhet të ruajë në bibliotekën e saj fjalimin e mbajtur nga kreu i opozitës së qendrës së djathtë në debatin për emergjencën.

Ndër të tjera ai u shpreh se kërcënimi kërkon unitet, solidaritet dhe sens përgjegjshmërie.

Rui Rio u shpreh se në atë moment qeveria nuk përfaqësonte një parti kundërshtare por drejtimin e të gjithë vendit të cilin të gjithë e kanë për detyrë ta ndihmojnë. Nuk flitet më për opozitë, theksoi ai, por për bashkëpunim.

“Zoti kryeministër Kosta, mbështetuni tek ndihma jonë. Ju urojmë kurajë, nerva të hekurta dhe fat, sepse fati juaj është dhe fati ynë.!

Suksesi i dytë, ka të bëjë me rregullimin e emigrantëve klandestinë.

Mes gjithë vendeve europiane Portugalia ishte i vetmi vend që miratoi një plan shëndetësor për Covid-19 për të huajt.

Një zgjedhje humanitare që i lejonte klandestinët të përfitonin nga sistemi shëndetësor dhe mjekimi; por dhe një masë vendimtare për të bllokuar virusin mes shtresës më të dobët, si dhe të zbuloheshin epiqendrat e mundshme.

Vendimi ishte i guximshëm dhe kundër rrymës në një panoramë të dominuar nga frika dhe mbyllja, por sidomos pragmatik.

Bëhet fjalë gjithsesi për një masë të përkohshme që përfshin ata që kishin kërkuar lejeqëndrimi para pandemisë, pra jo për të klandestinët e padukshëm.

Suksesi i tretë është ai i betejës me virusin. Për gjermanen “Der Spiegel” rasti i Portugalisë është një mrekulli, për Politico.eu «një përjashtim». Shifrat janë të pakundërshtueshme.

Mesatarja e vdekshmërisë në Portugali është rreth 3.5 për qind kundrejt 13 për qind të Italisë apo Francës.

Efikasiteti i Libonës duket i njëjtë me atë të austriakëve të pasur apo të banorëve me fat të Luksemburgut.

Spanja dhe Portugalia kanë një kufi shumë të gjatë të përbashkët, kushte klimatike dhe gjeografi njerëzore të ngjashme por nga ana spanjolle e kufirit përqindja e vdekshmërisë është 11 pët qind ndërsa në Portugali katër herë më pak.

Ministri portugez i shëndetësisë, António Sales, tha për britaniken Gardian se kishte përshtatur reagimin me të dhënat shkencore dhe eksperiencën e vendeve fqinje, duke ndryshuar masat herë pas here sipas nevojave.

Mbyllja e vendit u vendos kur në vend kishte vetëm 448 të prekur kundrejt 6 mijë në momentin që Spanja mori të njëjtin vendim.

Por e vërtetë është dhe se mjekët portugezë këmbëngulën për një grip si gjithë të tjerët dhe kur në Itali viktimat ishin me qindra tashmë.

Merita është pothuajse e gjitha e kryeministrit të vendit Kosta i cili i vetëm vendosi mbylljen kundër këshillave të shumë ministrave të tij.

Meritë e qeverisë Kosta është dhe dalja e shëndetësisë portugeze nga humnera ku kishte rënë pas krizës financiare dhe ndërhyrjes së Trojkës.

Nga viti 2015 shpenzimet për shëndetësinë u shtuan me 18 për qind duke punësuar 3700 mjekë dhe 6600 infermierë./abcnews.al