Shembet çatia palestrës, plagosen 8 persona, 28-vjeçarja në gjendje të rëndë

schedule07:40 - 14 Dhjetor, 2019

schedule 07:40 - 14 Dhjetor, 2019

Për shkak të erës së fortë dhe motit të keq gjatë mbrëmjes në Lauria një pjesë e çatisë së palestrës “PalaAlberti” u shemb. Gjatë momentit kur ndodhi ngjarja në vendin i cili përdorej si palestër, disa të rinj po stërviteshin.

Tetë persona u plagosën, mes tyre edhe një vajzë 28 vjeç e cila është në rrezik për jetën shkruajnë mediat italiane. Në vendngjarje mbërritën menjëherë forcat e policisë, ekipe të ndryshme të zjarrfikësve dhe ambulanca.

/abcnews.al