Ish-ministri i Shëndetësisë Tritan Shehu i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama lidhur me testimet në Gjermani, pasi ky i fundit tha se atje testohen vetëm të dyshuarit. Shehu thotë se atje testimet realizohen kudo, madje edhe në makinë,
Ai ka publikuar edhe disa foto të publikuara nga mediat gjermane të njerëzve që testohen në rrugë, duke ironizuar se këto nuk duken si montazhe.
LEXO EDHE: Rama këmbëngul në bërjen e pak testeve: Po ndjekim kontaktet
“Kryeministri te publikoje “dokumentin zyrtar” kunder testimeve te “eksperteve” gjermane!
Sot Kryeministri deklaron se eksperte zyrtare gjermane e kane keshilluar te mos beje testime te popullesise, se ne Gjermani kjo nuk behet, se aty testojne vetem personat e kontaktit…dhe keta qenkan “eksperte” te vene ne dispozicion nga vete Merkel!!!
O tempora o more!!!
Se pari ekspertet zyrtare, sigurisht edhe ata gjermane per opinione kaq te rendesishme te dhena, lene dokumenta te shkruara me emer e mbiemer poshte.
Se dyti dua te kujtoj Kryeministrin se ne Gjermani aktualisht realizohen reth 500 mije teste me tampone ne jave, se ata kane prodhuar tashme aparatura portative e te shpejta per te realizuar kete kudo. Mjafton te shikosh pamjet nga TV e atij vendi, te degjosh komentet, a te lexosh dicka, do te konstatosh se kjo po realizohet kudo aty, edhe ne makine.
Mbas pak ditesh Gjermania do te kaloje ne 5 milion teste te tilla ne jave se bashku me nje depistim horizontal imunologjik te popullesise kudo, ne qendra pune, ambjente private e publike etj, duke shfrytezuar te gjitha kapacitet, qe nga mjeku i familjes, qe eshte ne linje te pare e deri te laboratoret veterinare.
Besoj se gjithe kjo behet nen drejtimin e Zj.Merkel e eksperteve te saj, qe e kane kthyer Gjermanine ne vendin model ne kete ballafaqim dhe jo pa dijenine e saj, sic mund te deduktosh nga deklarimi i Kryeministrit tone!
Per ilustrim shikoni vete fotot e meposhteme nga Gjermania e gjykoni, nuk me duken montazhe!!!”, shkruan Shehu/abcnews.al