Shehi gati për debutimin e madh, publikohen formacionet e sfidës Partizani-Teuta

schedule16:16 - 13 Janar, 2024

schedule 16:16 - 13 Janar, 2024

Pritjes i ka ardhur fundi dhe në orën 17:00, të kësaj të shtune, teknikut Orges Shehi do të debutojë më në fund, në Kategorinë Superiore, me skuadrën e tij të re, tek e cila erdhi pas një periudhe 2.5-vjeçare te rivalët historikë, të “Demave”, “Bardheblutë” e Tiranës, ku arriti të fitojë të gjithë trofetë e mundshëm në Shqipëri.

Në “Arenën e Demave”, në kryeqytet, Partizani pret “durrsakët” e Teutës, me teknikun Edi Martini, që kërkon fitoren për t’iu shmangur, një fundi të “hidhur” të sezonit, siç mund të jetë edhe rënia nga kategoria, ndërsa Shehi kërkon ta nisë me këmbën e mbarë “aventurën” e tij, te “Të Kuqtë”, si dhe kërkon të shkurtojë diferencën me Egnatian, e cila tashmë është shkëputur 8 pikë.

Të dy trajnerët do të hedhin në fushë për këtë takim lojtarët më të mirë të mundshëm. Shehi nuk ka në dispozicion disa lojtarë, për shkak dëmtimesh dhe Mehmetin e pezulluar nga kartonët, teka ka vendosur t’i besojë rreshtimit bazë që Partizani ka përdorur edhe me trajnerët e mëparshëm, ku përforcimi i merkatos së dimrit, Xhuliano Skuka e nis nga stoli sfidën me Teutën. /i.m /abcnews.al

Formacionet zyrtare:

Partizani: Qirko, Antanaskovski, Sota, Sembene, Hadroj, Murataj, Maget, Rrapaj, Taipi, Cara, Mensah.

Trajner: Orges Shehi

Teuta Dema, Kruja, Jazxhi, Qaqi, Kotobelli, Beqja, Daja, Gjinollari, Peposhi, Fili, Daci.

Trajner: Edi Martini