Furtunë të kotë e quan Dashamir Shehi gjatë nëj intervistë për ABC News, pretendimin për djegien e mandateve të opozitës. Kjo e fundit, sipas tij, përpos denoncimit duhet të ofrojë alternativën e saj për shqiptarët.
Djegia e mandateve të opozitës është pjesë e presionit opozitar, por e menduar përpara çeljes së sesionit të ri parlamentar në shtator është nonsens politik. Dekalrat erdhi nga kreun i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi.
“Sot më duket pa vend dhe jemi të gjithë dakord brenda grupit opozitar. Unë gjykoj që djegia e mandateve është t’i heqësh një armë opozitës, një ushtar i mirë i ka të gjitha edhe mburojën edhe shtizën, ta lesh me kanatiere s’ka sens. Kjo ide është e vlefshme në Shtator me temat e reja që do vendosen përpara reagimit të shqiptarëve sepse do i ofrojmë një mundësi të reagojnë”.
Ky reagim do të nxitet jo më vetëm nga denoncimi, por edhe afrimi e një alternative, sipas tij.
Si në çdo fushë-betejë edhe ajo parlamentare kërkon kohën e vet, thekson Shehi dhe votimi i 5 Korrikut për ligjin për Teatrin Kombëtar ishte sipas tij pasqyrë e arrogancës së kryeministrit jo vetëm mbi opozitën dhe popullin por edhe vetë grupit të tij parlamentar.
“Kisha pritur që 4-5 do dalin kundër. Po aq e madhe është dhuna në PS dhe e vogël liria. Shpresoj dhe besoj që reagimi i Majkos është politik dhe ai është personazh politik. Majko duke ardhur nga një histori ndryshe, politike, që e ka ndërtuar vetë ka të drejten morale. Ky ka zhdukur brenda PS edhe ata që ishin personazh politik. Këta s’kanë dinjitet politik, këta do shkojnë mbas shefit ai i ka vënë ai do i heqi. dikush nga PS më tha para dy javësh, ishin 30 profesorë, tani kanë ardhur 30 biznesmenë hajdutë të vegjëlël, kjo është etamorfoza që i bëri rilindja PS-së.
Por…
“Do ta shohësh se kjo kështjellë rere një dallgë do dhe veç shijes së keqe të hajdutllëkut që do mbesi për 10 vjet, s’do mbesi më asgjë”.
Pas votimit të 5 Korrikut, opozita ka paralajmëruar përshkallëzim të aksionit të saj të shtrirë në kohë teksa kryedemokrati Lulzim Basha djegien e mandateve e konsideroi si zgjedhjen më të thjeshtë, ndërsa përballjen synim të opozitës./abcnews.al