Shehi: Dinamo të vë në vështirësi, Devid do na ndihmojë

schedule22:25 - 24 Janar, 2022

schedule 22:25 - 24 Janar, 2022

Orges Shehi, trajneri i Tiranës, pas fitores në derbi me Dinamon, në Supersport u shpreh: “Sigurisht që jemi të kënaqur për faktin se fituam një ndeshje që për mendimi time është ndeshje e fortë. Pavarësisht pozicionit që ka Dinamo, të vë në vështirësi, me lojtarë që të godasin nga momenti në moment.

Mendoj se e kemi interpretuar mirë, sidomos në fazën mbrojtëse, pak herë na rrezikuan. Ndoshta manovrën duhej ta kishim bërë pak më mirë. Por duhet të them se terreni na e vështirësi shumë sot, edhe koha bëri që jo vetëm ne, por edhe Dinamo të kishte vështirësi se fusha u ngri”.

“Sot e rëndësishme është që të ishim agresivë, të vendosur mirë, na mungoi në ndeshjen e parë dhe të shkonim te porta. Këto i kemi bërë më mirë se para një jave, ndoshta kontrolli i topit apo marrja e vendimeve ndikon pak. Po e rëndësishme është të dalim para portës e mbetet shumë pak për të bërë”.

“Pas pauzës, jo çdo lojtar është në 100% se ndryshe është forma në ndeshje e stërvitje. Totren sot mendoj se e ka penalizuar terreni, se është teknik dhe ka veprime të shpejta e në këtë terren ka vështirësi. Mendoj se duhet të rritemi për të ardhur ku ishim në fazën e parë, pas pauzës, jo çdo lojtar është në 100%. Besoj se do të rritemi se besoj se kemi cilësi dhe do të bëjmë hapin më të madh.

“Situata e Devid është e tillë që ka ardhur, i dimë vlerat e tij, ndoshta ndryshon mënyra e lojës se si ka luajtur në Superiore. Por është ndeshja e parë, do adaptim. Sigurisht formën nuk e ka 100%, pasi nuk është aktivizuar rregullisht aty ku ka qenë dhe e dimë që ka vështirësi. Por besoj se do të ndihmojë shumë në pjesën e mbetur të kampionatit”.

“Performancat nuk do jenë gjithmonë njëlloj. Kush luan e kush drejton është i kënaqur që skuadra të mos dalë pa pikë, jemi në fazë ku çdo ekip i ka të vlefshme pikët e shton shumë vështirësinë. Këtë ndeshje isha i qetë, sepse kemi folur shumë dhe vetë ekipi në ditët e fundit tha “profesor kemi folur shumë na e lë në dorë se do të japim gjithçka në fushë”.

Nuk mendoj se duhet të hyjmë te llogaritë, me Kukësin e kemi humbur për një episod, ne e kemi treguar që kur rrimë mbrapa kemi vështirësi, se na bën nervoz. Po ia lamë topin kundërshtarit, është ndeshje e fortë si këto që kemi kaluar. Nuk do të hyjmë në fazën e llogarisë për momentin ku jemi”,  u shpreh Shehi. / abcnews.al