Shehi: Bilanci negativ nuk ndikon te ne, Kukësi vlen vetëm tre pikë

schedule11:06 - 29 Janar, 2022

schedule 11:06 - 29 Janar, 2022

Orges Shehi, trajneri i Tiranës, në prag të ndeshjes me Kukesin ka dalë para mediave dhe fillimisht është shprehur: “Është një ndeshje e rëndësishme, por jo vendimtare.

Ne e trajtojmë vetëm si sfida e radhës, që vlen tre pikë. Kampionati është ende shumë i gjatë dhe nesër mbyllet vetëm gjysma e rrugëtimit, ndaj jemi larg sfidave vendimtare”.

“Një bilanc do ta bëjmë padyshim pas sfidës së nesërme, megjithatë mund të them se kemi bërë një kampionat të mirë. Duhet të vazhdojmë kështu dhe të mos i vendosim vetes limite”.

“Grupi është i plotë dhe do të jenë të gjithë në dispozicion për sfidën e nesërme. Edhe Hoxhallari që kishte një shqetësim të vogël, e ka kaluar tashmë dhe është gati për të luajtur”.

“Bilanci negativ me Kukësin? Është e vërtetë, por kjo nuk do të ndikojë aspak në aspektin psikologjik. Ka skuadra që na ka ecur, si ndaj Vllaznisë, por ka edhe si Kukësi, që nuk kemi pasur bilanc pozitiv në ndeshjet e fundit”, përfundoi Shehi. / abcnews.al