“Bashkimi Evropian nuk ka ndërmend të shkëputet nga Kina, por duhet të mbrohet kur abuzohet me hapjen e unionit.”
Kështu u shpreh zëvendëspresidenti ekzekutiv i bllokut, Valdis Dombrovskis, ndërsa të dyja palët kërkojnë të qetësojnë tensionet në rritje mbi gjeopolitikën dhe tregtinë, shkruan Reuters.
Marrëdhëniet janë bërë të tensionuara për shkak të lidhjeve të Pekinit me Moskën pasi forcat ruse hynë në Ukrainë dhe përpjekjet e BE-së për t’u mbështetur më pak në ekonominë e dytë më të madhe në botë.