Shefi i NATO-s do të takohet me ambasadorët finlandez dhe suedez

schedule21:30 - 17 Maj, 2022

schedule 21:30 - 17 Maj, 2022

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg do të takohet nesër me ambasadorët e Finlandës dhe Suedisë, thuhet në një deklaratë të NATO-s.

Takimi vjen pasi të dy vendet deklaruan synimet e tyre për të aplikuar për anëtarësim në NATO në fillim të kësaj jave, shkruan CNN.

Finlanda dhe Suedia do të dorëzojnë aplikimin e tyre për NATO të mërkurën, tha kryeministrja suedeze Magdalena Andersson gjatë një konference të përbashkët shtypi më herët sot me presidentin finlandez Sauli Niinistö në Stokholm.

Gjithashtu udhëheqësit kanë planifikuar të takohen të enjten me presidentin amerikan Joe Biden./abcnews.al/