Ish-producenti i Hollivudit, Harvi Weinstein është akuzuar zyrtarisht nga Gjykata e Lartë e Nju Jorkut për përdhunim dhe abuzim seksual. Ndaj tij kanë dëshmuar dy femra të dhunuara.
Rrethi gjyqësor për Harvey Weinstein vazhdon të ngushtohet. Ish-mbreti i producentëve në Holliëood është akuzuar zyrtarisht nga Gjykata e Lartë në Nju Jork, para së cilës u thirr për tu mbrojtur nga akuzat për përdhunim dhe abuzime seksuale. Prokurori i Manhatan, Cyrus Vance Jr konfirmoi se në këtë mënyrë Weinstein dërgohet “një hap më përpara në përballjen me përgjegjësitë e tij”.
“Zyra jonë do të çojë këtë çështje jo në shtyp por në sallë gjykate ku duhet të jetë”, u shpreh ai.
Aktakuza vjen disa orë pasi avokatët e producentit kinematografik kanë njoftuar vendimin e klientit të tyre për të mos dëshmuar, duke deklaruar se ata nuk kishin kohë të mjaftueshme për t’u përgatitur, sepse ata kishin mësuar detajet e specifikave vetëm pasi u ishin dorëzuar autoriteteve të premten e kaluar.
Ndaj producentit u vendos masa arrest me burg por u lirua me kusht. Akuzat nga të cilat Weinstein tani duhet të mbrohen në gjykatë vijnë nga dy femra. Lucia Evens, tha se ishte detyruar në një marrëdhënie me të pasi u josh në zyrën e saj në një takim në vitin 2004.
Gruaja tjetër, e cila preferonte të mbetet anonim, tha se ajo ishte dhunuar në një Hotel në Manhattan në vitin 2013. Weinstein gjithmonë ka mohuar akuzat duke pretenduar se ka pasur marrëdhënie konsensuale. Avokati i producentit të filmave tha se do të apelojë në gjykatë kundër padisë./abcnews.al