SHBA, votimi me postë/ Vota në distancë edhe për votues brenda shtetit

schedule15:33 - 25 Mars, 2024

schedule 15:33 - 25 Mars, 2024

Një amerikan mund të votojë pa shkuar në qendrën e votimit edhe nëse ai ditën e zgjedhjeve ndodhet në shtetin të tij.

Ligji i jep të drejtë të votojnë në distancë kujto që    mendon se ka diçka më të mirë për të bërë atë ditë.

“Ne i jemi një vend ku njerëzit punojnë 24 orë. Shumë prej tyre mund të mos e kapin orarin për të ardhur të votojnë personalisht. Ne kemi po ashtu shumë studentë të cilët në këtë periudhë janë larg familjes apo me provime. Ose dikush tjetër mund të jetë me pushime atë ditë. Sido që të jetë, të gjithë kanë të drejtë të votojnë në mungesë, e për këtë duhet të regjistrohen më parë”.

Që të marrin fletën e votimin, amerikanë duhet të plotësojnë këtë formular. Fletën mund ta tërheqin ose personalisht për votim të hershëm, ose ju shkon sipas zgjedhjes,  me email ose me postë. Pasi e plotësojnë atë dhe e dërgojnë pranë zonës së tyre zgjedhore.

Rregullat e rrugës se si transportohet fleta e votimit ndryshon nga një shtet në tjetrin.

Disa përdorin emailin, disa të tjerë postën. Për ata që ndodhen jashtë vendit, ambasadat janë një pikë përmes të cilës ushtrohet vota në distancë.

Lorena Portillo, Rregjistruese e Votuesve:  “Këtu përfshihen diplomatët dhe të gjithë amerikanët që jetojnë jashtë vendit. Të mos harrojmë ushtarakët tanë dhe familjet e tyre. Vini re. Vota e tyre është e sigurt. Askush nuk e di se për kë votoi secili prej tyre. Elementët e sigurisë e garantojnë këtë 100%”

Ky Proçes ky ka nisur që në vitin 1980 dhe përdorimi i votës në distancë është rritur në vite. Pas pandemisë, është arritur rekord i votës me postë. Të dhënat tregojnë se në presidencialet e fundit, 32% e amerikanëve votuan në këtë mënyrë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!