Administrata amerikane e presidentit Donald Trump ka vendosur sanksione kundër 19 shtetasve rusë. Ata akuzohet se janë përfshirë në ndërhyrjen në zgjedhjet presidenciale të 2016 dhe se qëndrojnë prapa sulmeve kibernetike.
Në listë përfshihen dhe 13 individët e akuzuar zyrtarisht muajin e kaluar nga Departamenti Special i Drejtësisë, që kryesohet nga prokurori special, Robert Mueller. Sanksionet u njoftuan nga Sekretari amerikan i Thesarit, Steven Mnuchin. Ai akuzoi shtetasit rusë për sulme kibernetike me qëllime keqdashëse dhe se kanë shënjestruar ndërhyrjen në infrastrukturën sekrete.
Ai tha se sanksionet e reja do të godasin sulmet e vazhdueshme të Rusisë. 5 grupe të ndryshme, përfshirë shërbimet e inteligjencës së Moskës janë të përfshira në masat ndëshkuese. Sanksionet janë përshkruar në Uashington si veprimet më të ashpra të ndërmarra ndonjëherë kundër Moskës nga administrata Trump./abcnews.al