SHBA, ulen rastet me Covid-19 tek fëmijët për të shtatën javë radhazi

schedule08:15 - 10 Mars, 2021

schedule 08:15 - 10 Mars, 2021

Rastet me Covid-19 tek fëmijët kanë rënë për të shtatën javë radhazi, me të paktën 63,562 raste të raportuara javën e kaluar, sipas Akademisë Amerikane të Pediatrisë.

AAP thekson se kjo është një “rënie shumë më e vogël” se gjashtë javët e mëparshme.

Fëmijët përbëjnë rreth 13.2% të të gjitha rasteve me Covid, dhe të paktën 3,231,836 fëmijë kanë rezultuar pozitivë që nga fillimi i pandemisë. Fëmijët përbëjnë midis 6% dhe 18.5% të testeve totale shtetërore, me 5.3% në 30.7% të fëmijëve që kanë rezultuar pozitivë.

Në përgjithësi, fëmijët përbënin zero deri në 0.19% të të gjitha viktimave nga  Covid-19. Nën 0,05% e të gjitha rasteve të fëmijëve me Covid-19 vdiqën, sipas  AAP.

Vdekshmëria u raportua në 43 shtete./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!