Pas një vizite të delegacionit amerikan ditën e djeshme në Kiev, sekretari amerikan i mbrojtjes Lloyd Austin tha se situata në kryeqytet kishte filluar të normalizohej, sipas BBC.
Austin tha se natyra e luftës në Ukrainë ka ndryshuar kështu që vendi ka nevojë për më shumë armë me rreze të gjatë dhe ka shprehur nevojën për tanke. Ai tha gjithashtu se është e vështirë për SHBA-në të gjurmojë se çfarë ndodh me armët që janë dërguar në Ukrainë, pasi nuk ka forca amerikane në terren.
Por ai siguroi ukrainasit që armët do të gjurmohen sa më parë që të jetë e mundur.
“Hapi i parë për të fituar është të besosh se mund të fitosh. Ne besojmë se ne mund të fitojmë, ata mund të fitojnë nëse kanë pajisjet e duhura, mbështetjen e duhur,” tha ai.
/abcnews.al