Për herë të parë që nga fillimi i luftës kundër ISIS, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur të tërheqin trupat ushtarake nga Iraku, duke e konsideruar të përfunduar me sukses luftën kundër militantëve.
Trupat amerikane ushtarake pjesë e koalicionit anti ISIS në Irak kanë nisur të tërhiqen, pas kanë mundur militantët e të ashtuquajturit shtet islamik. Dy zyrtarë të lartë irakienë konfirmuan se është arritur një marrëveshje për sa i përket kësaj tërheqeje, me autoritetet në Bagdad. Bëhet fjalë për reduktimin e parë të kontigjentit që nga fillimi i luftës kundër Isis, më shumë se tre vjet më parë.
Kryeministri irakien Al-Abadi deklaroi mundjen përfundimtare të ISIS, në 1 dhjetor të një viti më parë. Pjesa më e madhe e militantëve të ISIS u arratisën në zonën e shkretëtirës në provincën e Anbar pas çlirimit të territoreve irakiene të pushtuara që nga 2014./abcnews.al