SHBA, të shtëna me armë zjarri në një shkollë në Maryland

schedule16:18 - 20 Mars, 2018

schedule 16:18 - 20 Mars, 2018

Incidenti i radhës i armatosur në shkollat amerikane ka lënë të plagosur dy të rinj, njëri prej të cilëve rëndë. Duke reaguar ndaj ngjarjes, autoritetet kanë deklaruar se lutjet e liderëve për viktimat dhe familjet e tyre nuk mjaftojnë më.

 

Policia amerikane ka qëlluar për vdekje një adoleshent që më herët plagosi dy moshatarë në një shkollë në shtetin e Merilendit. Si pasojë e të shtënave një vajzë 16-vjeçare, e cila është në gjendje të rëndë dhe një djalë 14 vjeç, po marrin mjekim në spital. Sulmi ndodhi mëngjesin e së martës në shkollën e mesme Grejt Mills, 104 kilometra në jug-perëndim të Uashingtonit. Ai vjen një muaj nga masakra në shkollën në Parklend të Floridës, ku mbetën të vrarë 17 persona, studentë e mësues. Mësohet se një roje e armatosur e shkëmbeu zjarr me agresorin, por nuk dihet ende nëse ai ka vdekur si pasojë e plagëve të marra apo është vetëvrarë. Në shkollën Grejt Mills, pranë Gjirit Çesapik, studiojnë rreth 1.600 të rinj. Ngjarja po hetohet edhe nga agjentë të FBI-së dhe agjencisë tjetër federale, ATF. E teksa dy të plagosurit ndodhen në spital, guvernatori i Merilendit, Lerri Hogan dekalroi se “lutjet nuk mjaftojnë”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!