SHBA/ Steve Bannon thirret për të dëshmuar për lidhjet mes Trump dhe Rusisë

schedule22:43 - 16 Janar, 2018

schedule 22:43 - 16 Janar, 2018

Steve Bannon duhet të dëshmojë para një jurie të madhe në sajë të hetimeve për lidhjet e mundshme mes Moskës dhe ekipit të fushatës presidenciale të Donald Trump.

Ish-strategu i Shtëpisë së Bardhë ka marrë një mandat paraqitje nga prokurori special për çështjen “Russiagate”, Robert Mueller. Nju Jork Tajms shkruan se kjo është hera e parë që Mueller përdori një mandat për të marrë informacione nga një anëtar i rrethit të ngushtë të presidentit amerikan.

Ndërkohë, Bannon është paraqitur të martën pranë një paneli të Kongresit amerikan. Gjithashtu, ky institucion po zhvillon hetime të veçanta për dyshimet e lidhjes mes ekipit të Trump dhe Rusisë si dhe për dyshimet se Moska ka ndërhyrë në procesin zgjedhor të 2016./abcnews.al