SHBA shkurton buxhetin e OKB-së me 285 milionë dollarë

schedule11:37 - 25 Dhjetor, 2017

schedule 11:37 - 25 Dhjetor, 2017

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, deklarojnë shkurtimin e fondeve për Kombet e Bashkuara për vitin e ardhshëm në vlerën e 285 milionë dollarëve. Amasadorja amerikane, në OKB Niki Hejli, nënvizoi se kjo do të ndihmonte OKB-në të bëhej më e përgjegjshme.

Ambasadorja amerikane në OKB, Niki Hejli, deklaroi se Shtetet e Bashkuara do shkurtojnë fondet e OKB-së për vitin e ardhshëm në vlerën e 285 milionë dollarëve.

Ajo u shpreh se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të lejonin më që të përfitohej nga bujaria e popullit amerikan, në një moment që mugesa e efikasitetit dhe shpenzimet e tepërta të OKB-së janë të njohura botërisht. Heili tha se reduktimi i shpenzimeve është hapi i duhur dhe se Shtëpia e Bardhë do ndërmarrë lëvizje të tjera për ta bërë OKB-në më efikase dhe të përgjegjëshme.

Ambasadorja amerikane në Organizatën e Kombeve të Bashkuara paralajmëroi se do të ketë një reduktim më të madh të këtij buxheti vitin e ardhshëm.

Vendimi i administratës amerikane vjen pasi, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi me shumicë dërrmuese votash një rezolutë që hidhte poshtë vendimin amerikan për të njohur Jeruzalemin kryeqytet të Izraelit. Presidenti Trump, javën e kaluar kërcënoi me ndërprerjen e ndihmës financiare për vendet që votuan pro rezolutës së OKB.

Marrëveshja e re fiskale për vitin 2018-2019 do jetë 285 milionë dollarë më pak se buxheti prej 5.4 miliardë dollarësh në vitin 2016-2017./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!