Shtetet e Bashkuara të Amerikës konfirmuan mbrëmjen e të martës se Serbia po tërheq trupat e saj ushtarakë që ishin zhvendosur pranë kufirit të veriut të Kosovës. Nga shtëpia e Bardhë, John Kirby zedhënësi I Keshillit të Sigurisë Kombëtare deklaroi se kjo lëvizje e Beogradit do të sjellë ulje të tensioneve.
“Që kur deklaruam publikisht se kishim parë forcat serbe përgjatë kufirit, i kemi parë se kanë filluar t’i tërheqin ato forca nga aty. Kjo është diçka pozitive, do të ndihmojë për të shtensionuar situatën. Nuk do t’i eliminojë tensionet, por do ta zbusë situatën.”
Ky reagim i Shteteve të Bashkuara vjen pasi më herët Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç kishte deklaruar se tërheqja e trupave ushtarak tashmë ka ndodhur.
Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare ne Shtepine e Bardhe, John Kirby deklaroi gjithashtu se Uashingtoni nuk do të shtojë numrin e trupave ushtarakae Amerikan, në misionin paqeruajtës te NATO-s KFOR, pavarësisht paralajmërimit të Aleancës Veri Atlantike për shtim të trupave.
Edhe Ambasadori Amerikan ne Serbi, Christopher Hill konfirmoi se Serbia ka nisur me terheqjen e trupave te saj ushtarake prane kufirit me Serbine. Në një intervistë për mediat serbe, Hill deklaroi se tërheqja e trupave ushtarake dhe arrestimi i Radojiçiç janë hapa pozitivë që tregojnë se situata po shkon në drejtimin e duhur. Për Ambasadorin Amerikan në Serbi. problem mes Prishtinës dhe Beogradit nuk është një problem ushtarak, por një problem politik./abcnews.al