SHBA-Rusi, kriza diplomatike ngrihet “në ajër”

schedule18:56 - 20 Prill, 2018

schedule 18:56 - 20 Prill, 2018

Pasojat e krizës mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, që kulmoi me dëbimin e diplomatëve, ka prekur edhe linjat ajrore që mundësojnë fluturimet direkte mes dy vendeve. Aviacioni rus ka akuzuar palën amerikane se nuk pajis me vizë pilotët e tij.

Lidhjet ajrore direkte mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara janë në rrezik për shkak të problemeve që ekuipazhet ruse po hasin në pajisjen me vizë nga pala amerikane. Problemi është ngritur nga Ministria e Jashtme ruse përmes një komunikate për shtyp, ndërsa është pohuar edhe nga zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov. “Këto vështirësi janë krijuar me qëllim pasi shkurtimet diplomatike nuk kanë ndikuar tek seksioni konsullor dhe përgjegjësia bie mbi Shtetet e Bashkuara”, ka deklaruar Peskov. Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i zëdhënësit të ambasadës amerikane në Moskë, Anrea Kalan, që ka hedhur poshtë akuzat. “Deklaratat sipas të cilave anëtarët e ekuipazheve ruse nuk arrijnë të sigurohen me vizë janë gënjeshtra”, ka deklaruar Kalan për agjencinë e lajmeve “Interfax”. Sipas zëdhënësit, konsullatat amerikane në Rusi u rezervojnë oficerëve rusë të fluturimeve takime të posaçme, të cilat sipas tij janë vetë rusët që nuk i shfrytëzojnë. Kalan e ka cilësuar alarmin rus kundërproduktiv dhe u ka bërë thirrje ekuipazheve ajrore që të përdorin kanalet e posaçme. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!