Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke filluar nga 8 nëntori do të hapin kufinjtë ndërkombëtarë për të gjithë udhëtarët e vaksinuar plotësisht përfshirë dhe evropianët.
Mediat e huaja bëjnë me dije se lajmi është konfirmuar nga një zyrtar u Shtëpisë së Bardhë. Ndër të tjera bëhet me dije se akoma nuk ka një sqarim në lidhje me atë se çfarë quajnë të vaksinuar amerikanët.
Qendrat për Parandalimin e Sëmundjeve dhe Kontrollit në përgjithësi i konsiderojnë të vaksinuar plotësisht ata që kanë marrë kursin e plotë të njërës prej vaksinave të autorizuara nga Organizata Botërore e Shëndetit./abcnews.al