SHBA, raporti i departamentit të drejtësisë akuzon ish-drejtorin e FBI-së

schedule23:37 - 14 Qershor, 2018

schedule 23:37 - 14 Qershor, 2018

Një raport që do të publikohet së shpejti nga Departamenti i Drejtësisë akuzon ish-shefin e FBI-së, James Comey, se ka kryer shkelje të rënda gjatë kohës që ka qenë në detyrë. Inspektori i përgjithshëm, Majkell Horovitz ka deklaruar se Komej ka shkelur normat e veprimit të FBI-së dhe Departamentit të Drejtësisë në menaxhimin e çështjes së email-eve të Hillari Klinton. Raporti konstaton gjithashtu se Komej ka përdorur një adresë private email-i për të kryer detyrën, por nënvizon se veprimet e tij nuk kanë qenë të motivuara politikisht. Në raport kritikohen ashpër edhe ish-prokurori i përgjithshëm i Amerikës dhe dy agjentë të FBI-së. Çështjet për të cilat akuzohen Komej dhe zyrtarët e tjerë i përkasin periudhës përpara zgjedhjeve të vitit 2016. Komej u shkarkua pak pasi Donald Trump mori detyrën dhe flitej se kishte të dhëna kompromentuese në dëm të presidentit në lidhje me ndërhyrjen ruse. /abcnews.al