Nuk kanë të ndalur revoltat në universitetet amerikanë. Më shumë se 2,100 protestues pro-palestinezë, janë arrestuar gjatë ditëve të fundit, pas demonstratave të dhunshme.
Policia ka ndërhyrë për të shuar protestat.
Shoqata Amerikane e Profesorëve të Universitetit (AAUP) i Universitetit të Kolumbisë ka bërë thirrje për një votëbesim ndaj Presidentes së Kolumbisë Minuche Shafik për vendimin e saj për të thirrur policinë.
Gjithashtu kanë nisur edhe hetimet pas një raporti për të shtënat nga një oficer në Hamilton Hall të Kolumbisë.
/abcnews.al/