Ushtarët në Shtetet e Bashkuara që refuzojnë të vaksinohen kundër Covid-19 nuk do të jenë më pjesë e ushtrisë. Ky është vendimi i ushtrisë amerikane, theksuar se vaksinimi është vendimtar për të mbrojtur dhe ruajtur gatishmërinë e ushtrisë.
Pentagoni vendosi ta bëjë të detyrueshëm vaksinimin për të gjithë personelin ushtarak në gusht 2021. Shumica e ushtarëve në detyrë kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës. Rreth 79 efektivë të Forcave të Armatosura kanë humbur jetën nga Covid-19.
“Gatishmëria e ushtrisë varet nëse ushtarët janë gati për t’u trajnuar, për tu stërvitur, për të luftuar dhe për të fituar luftërat e kombit tonë,” tha nënsekretarja e shtetit për Forcat e Armatosura, Christine Ëormath.
“Ushtarët e pavaksinuar paraqesin një kërcënim për ushtrinë,” shtoi ai.
Forcat Ajrore, si dhe sektorë të tjerë, tashmë kanë filluar të përjashtojnë ushtarët që kanë zgjedhur të mos vaksinohen për Covid-19.
/abcnews.al