SHBA nuk komenton takimin Thaçi-Putin

schedule15:20 - 17 Nëntor, 2018

schedule 15:20 - 17 Nëntor, 2018

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të mbështesin dialogun Kosovë-Serbi, por për këtë kërkon që të ketë një konsensus kombëtar për të arritur përparim. Kështu thuhet nga ambasada amerikane në Kosovë në një përgjigje elektronike që kanë dhënë për Kosovapress.

Megjithatë selia diplomatike nuk ka komentuar takimin mes presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe atij rus Vladimir Putin. Ndërkohë, ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha se Kremlini është i gatshëm të pranojë një zgjidhje të mundshme për Kosovën, për aq kohë sa është pranueshme nga Serbia.

Gjithashtu theksoi se Moska do të vazhdojë ta mbështesë qëndrimin e Beogradit në lidhje me Kosovën në arenën ndërkombëtare dhe do të mbetet aleat i Serbisë në procesin e zgjidhjes së çështjes së Kosovës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!