SHBA nuk gjen qetësi, dy policë plagosen në festën e pavarësisë në Filadelfia

schedule08:47 - 5 Korrik, 2022

schedule 08:47 - 5 Korrik, 2022

Dita e Pavarësisë në SHBA u shoqërua me ngjarje tragjike si pasojë e të shtënave me armë zjarri që lanë 6 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur.

Lexo edhe: FOTO/ Policia amerikane arreston 22-vjeçarin që përgjaku Ditën e Pavarësisë në Illinois

Pas Illinois, një sulm më armë zjarri ka lënë të plagosur dy policë në Filadelfia.

Një oficer 36-vjeçar i Patrullës së Autostradës së Filadelfisë mori një plagë në ballë dhe një zëvendës i Sherifit të Qarkut Montgomery 44-vjeçar mori një plagë me armë zjarri në shpatull, sipas Komisionerit të Policisë së Filadelfias, Danielle Outlaë.

Të dy oficerët po siguronin rendin në një koncert të 4 korrikut në Benjamin Franklin Parkëay kur u qëlluan, pak para se të fillonin fishekzjarrët.

“Ne nuk e dimë nëse ky ishte incident nga të shtënat me armë festive, nuk e dimë nëse kjo ishte e qëllimshme”, tha policia në një deklaratë.

Deri më tani nuk ka pasur të arrestuar dhe asnjë të dyshuar në paraburgim. Policia tha se ata po ndjekin disa pista dhe po u kërkon publikut që të kontaktojnë nëse kanë ndonjë informacion në lidhje me të shtënat ose me atë që ndodhi. /abcnews.al