Diplomati i karrierës Jorxhi Kote, tha se një sulm i mundshëm ndaj Iranit nuk është një çështje e thjeshtë ushtarake, por një vendimmarrje e ndërlikuar me pasoja të gjera gjeopolitike.
I ftuar në emisionin “War Report” në ABC News, Kote theksoi se hezitimi i Shteteve të Bashkuara për të ndërmarrë veprime direkte lidhet me kompleksitetin e situatës dhe me mungesën e hapësirës për kompromis me Teheranin.
Sipas tij, ndryshe nga dinamika e negociatave me Ukrainën apo Rusinë, me Iranin nuk mund të arrihet lehtësisht një ujdi. Kote nënvizoi se ekzistojnë disa skenarë të mundshëm për zhvillimet e brendshme në Iran, përfshirë edhe mundësinë e zgjedhjeve të reja, çka e bën edhe më të paqartë rrjedhën e ngjarjeve.
Diplomati shtoi se ish-presidenti Donald Trump ka zgjedhur të favorizojë diplomacinë në këtë fazë, ndërsa theksoi se Irani nuk gëzon raporte të mira as me Kinën dhe Rusinë. Megjithatë, sipas tij, mbetet vetëm çështje kohe përpara se SHBA të ndërmarrin një ndërhyrje, duke lënë të kuptohet se situata ka hyrë në një fazë vendimtare.
“Nuk është aq i thjeshtë sulmi në Iran, prandaj dhe SHBA po ngurojnë. Në këtë situatë nuk bën dot ujdi më Iranin sikurse bën me Ukrainën apo Rusinë. Ka shumë alternativa se çfarë do të ndodhë në Iran pas kësaj, do të bëhen zgjedhje të reja?! Prandaj dhe Trump po zgjedh që të përdorë diplomacinë. Irani nuk ka raporte të mira me Kinën dhe Rusinë. Është çështje kohe deri SHBA të kryejnë atë ndërhyrje. Prandaj tani nuk mban më ujë pilafi”, tha Jorxhi Kote.


