SHBA: Moska mund të arrestojë amerikanët në Rusi

schedule09:06 - 30 Mars, 2022

schedule 09:06 - 30 Mars, 2022

Departamenti Amerikan i Shtetit ka paralajmëruar qytetarët amerikanë për rrezikun e “arrestimit” në Rusi. Kjo për shkak të qëndrimit të Uashingtonit ndaj pushtimit rus të Ukrainës dhe sanksioneve të vendosura ndaj Moskës, sipas la repubblica.

Departamenti u bëri thirrje amerikanëve që të mos udhëtojnë në Rusi ose ata që ndodhen në Rusi të largohen menjëherë nga vendi. Basketbollistja profesioniste Brittney Griner ndodhet ende në Moskë. Ajo është rrestuar në shkurt pasi mbërriti në aeroportin e kryeqytetit rus, e akuzuar për përdorimin e lëndëve narkotike.

Departamenti i Shtetit tha gjithashtu se ka pasur raporte të shumta të tilla të qytetarëve amerikanë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!