Shtete e Bashkuara të Amerikës kanë bërë të ditur se kanë informacione se Kina është treguar e gatshme për ti ofruar ndihmë ushtarake dhe ushqimore Rusisë, ndërkohë që kjo e fundit po sulmon Ukrainën.
Lajmi është bërë i ditur për CNN nga një zyrtar i lartë në “Shtëpinë e Bardhë’. Uashingtoni mësohet se po përcjell këtë informacion edhe te aleatët e saj në NATO.
Edhe më herët gjatë të hënë në takimin 7 orësh në Romë, një ndihmës i lartë i Presidentit të SHBA Joe Biden paralajmëroi homologun e tij kinez për “imlikimet dhe pasojat e mundshme” për Kinën që duhet të ketë nëse mbështet Rusinë, tha një zyrtar i lartë i administratës.
Ditën e diel u publikua një tjetër lajm ku Rusia i kërkonte ndihmë ushtarake dhe ushqimore Kinës, por ky lajm u mohua nga të dyja palët e përfshira.
Ndërkohë që SHBA-të e kanë bërë të qartë se në rast se Kina do të ndihmojë Rusinë në këtë luftë do të përballet me sanksione të forta. /Abcnews.al/