SHBA-Japoni, paralajmërojnë bashkëpunim të thellë në inteligjencën artificiale

schedule12:11 - 31 Mars, 2024

schedule 12:11 - 31 Mars, 2024

Shtetet e Bashkuara dhe Japonia kanë paralajmëruar bashkëpunim më të ngushtë në fusha të teknologjisë së avancuar, si inteligjenca artificiale, raportoi të dielën Reuters. Siç raportohet, për këtë bashkëpunim do të njoftojnë presidenti amerikan Joe Biden dhe kryeministri japonez Fumio Kishida në takimin që do ta zhvillojnë muajin e ardhshëm.

Bideni do ta presë Kishidën në vizitë zyrtare në SHBA më 10 prill. Duke i quajtur lidhjet midis dy aleatëve “partneritet global”, deklarata e përbashkët do të mbrojë një bashkëpunim më të fortë në AI dhe gjysmëpërçues.

Si pjesë e marrëveshjes, Japonia dhe SHBA-ja pritet të krijojnë një kornizë për kërkimin dhe zhvillimin e AI-së, duke punuar me Nvidian dhe Amazonin.

SHBA-ja ka vepruar në mënyrë agresive muajt e fundit për të ndaluar dërgesat e çipave të avancuar të AI-së në Kinë, duke u përpjekur për ta ndaluar Pekinin nga marrja e teknologjisë më të avancuar amerikane që mund ta forcojë ushtrinë e tij.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!