SHBA-ja e akuzon “Amazonin” për monopol të paligjshëm

schedule18:11 - 27 Shtator, 2023

schedule 18:11 - 27 Shtator, 2023

Rregullatorët në SHBA kanë paditur “Amazonin”, me pretendimet se gjiganti i shitjeve online në mënyrë të paligjshme po krijon monopol, raporton BBC.

Komisioni Federal për Tregti (FTC) ka thënë se “Amazon” përdorë strategji të ndryshme jokorrekte, për të rritur çmimet dhe për të goditur konkurrencën.

“Amazoni” i ka mohuar akuzat.

Është gjiganti i radhës i teknologjisë që akuzohet nga rregullatorët në SHBA.

Në shkurt FTC-ja humbi betejën për ta ndaluar “Metan” që ta blinte kompaninë “Within”.

Dhe në korrik dështoi në tentimin për ta ndaluar “Microsoftin” që ta blinte prodhuesin e videolojës “Call of Duty”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!