Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dodik del nga lista e zezë/ Hiqet familjarisht nga lista e Sanksioneve të Thesarit

schedule15:57 - 29 Tetor, 2025

schedule 15:57 - 29 Tetor, 2025

Shtetet e Bashkuara kanë hequr nga lista e sanksioneve ish-liderin e serbëve të Bosnjës, Milorad Dodikun.

Bashkë me të edhe ish anëtaren e Presidencës së Bosnjës, Zhelka Cvijanoviç.
Njoftimi është dhënë nga Departamenti i Thesarit këtë të mërkurë.

Përveç tyre, nga lista e zezë janë hequr dhe anëtarët e familjes së Dodikut, kompanitë e tyre dhe bashkëpunëtorët e ngushtë.

Por kjo lëvizje vjen pas dorëheqjes së Dodik nga Posti i Presidentit te Republikes Serpska pasi Departamenti Amerikan i Thesarit dha sinjale për këtë lëvizje.
Përpara Dodik, SHBA-të hoqën nga lista e sanksioneve 4 prej bashkëpunëtorëve të tij.

Menjëherë pas tërheqjes se Dodik, parlamenti i Republikës serbe te Bosnjës emëroi Ana Trišić Babić si presidente të përkohshme,

Trišić Babić, një aleate e ngushtë e Dodikut, do të mbajë detyrën për një muaj, deri në mbajtjen e zgjedhjeve të reja presidenciale më 23 nëntor në Republikën Serbe.

Parlamenti gjithashtu shfuqizoi një sërë ligjesh separatiste që ishin miratuar gjatë vitit të kaluar, pasi Dodik ishte paditur për shkelje të vendimeve të përfaqësuesit ndërkombëtar dhe të Gjykatës Kushtetuese.

Dodik, një nacionalist pro-rus refuzoj për një kohë të gjatë të largohej nga posti dhe vazhdonte të kryente detyrat dhe të udhëtonte jashtë vendit në cilësinë e presidentit, por Departamenti Amerikan i Shtetit e mirëpriti vendimin e dorëheqjes se tij duke thënë se ky ishte rezultat i përpjekjeve të udhëhequra nga SHBA për të zbutur krizën në Bosnje dhe Hercegovine.

Dodik është sanksionuar nga SHBA dhe Britania, për pengim të zbatimit të Marrëveshjes së Paqes së Dejtonit, e cila i dha fund luftës në Bosnjë në vitet 1990, si dhe nga disa shtete evropiane që e akuzojnë për rrezikim të paqes dhe stabilitetit në Bosnjë me politikat e tij separatiste./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!