SHBA/ Dy fëmijë 10 dhe 11 vjeç vjedhin makinën e nënës, ndalohen nga policia pas 300 kilometra rrugë

schedule09:54 - 25 Shtator, 2023

schedule 09:54 - 25 Shtator, 2023

Një ngjarje e pabesueshme ka ndodhur në Florida të SHBA-ve, ku dy fëmijë të vegjël makinën e nënës së tyre dhe u larguan. Vëlla e motër, 10 dhe 11 vjeç, u larguan pas dënimit të nënës së tyre. Dy fëmijët udhëtuan disa kilometra me makinë por më pas u ndaluan rastësisht nga një patrullë policie.

Oficerët mbetën pa fjalë kur panë që nga sedilja e shoferit zbriti një djalë 10 vjeçar, i ndjekur nga motra 11 vjeçare që ndodhej në sediljen e pasagjerit. Ndalimi i tyre u bë i mundur në Floridan veriore, më shumë se 300 km nga qyteti North Port, në jugperëndim të shtetit, ku fëmijët u zhdukën.

Nëna e dëshpëruar kishte denoncuar në polici vjedhjen dhe zhdukjen e fëmijëve të saj katër orë më parë. Fëmijët u thanë oficerëve se vajza ishte e zemëruar që nëna i kishte hequr celularin dhe të gjitha pajisjet elektronike për ta ndëshkuar për sjelljen e saj. Prandaj, djali vendosi të ikte dhe ta çonte në Kaliforni./abcnews.al