SHBA drejt miratimit të vaksinës së tretë anti-Covid. Ku ndryshon nga të tjerat?

schedule11:10 - 1 Mars, 2021

schedule 11:10 - 1 Mars, 2021

Nga Maggie Fox, CNN

SHBA ka aprovuar  vaksinëne  tretë antiCovid dhe së shpejti do të administrohet tek të gjithë amerikanet.

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave ka dhënë autorizimin e përdorimit emergjent të vaksinës J&J, ndërsa  qeveria federale ka planifikuar tashmë shpërndarjen e saj në mënyrë të menjëhershme.

Deri më tani SHBA kishte miratuar 2 vaksina – Moderna dhe Pfizer. Por vaksina e fundit e aprovuar në SHBA ka disa ndryshime nga dy të parat.

Administrohet vetëm me një dozë

Vaksina Johnson & Johnson është krijuar që të jepet vetëm me një dozë të vetme. Vaksinat Pfizer dhe Moderna janë krijuar të dyja për t’u dhënë në një seri me dy doza – vaksina Pfizer me tre javë diferencë nga doza e dytë ndërsa  Moderna me katër javë diferencë.

Sipas  Anthony Fauci,  ekziston frika se vetëm një dozë e vaksinave Pfizer dhe Moderna mund të mos jetë e mjaftueshme për të mbrojtur njerëzit nga Covid.

Vaksina e Johnson & Johnson u testua dhe ishte efikase vetëm me një dozë.

Efektiviteti është i ndryshëm

Një gjë që njerëzit mund të vënë re menjëherë në lidhje me vaksinën Johnson & Johnson është efektiviteti.

Vaksina Moderna dhe Pfizer kishin një normë befasuese të efikasitetit në provat klinike prej 94% në 95%. Studimet në botën reale të vaksinës së Pfizer në Izrael treguan se efikasiteti  ishte po i njëjtë.

Rreziku i Covid-19 te personat simptomatik u zvogëlua me 94% tek njerëzit që morën dy doza të vaksinës. Në të kundërt, efikasiteti i përgjithshëm global i vaksinës së Johnson ishte 66%. Por ishte 85% efektiv kundër rasteve të rënda dhe, gjatë testeve 100% efektiv në uljen e vdekshmërisë pasi askush që mori vaksinën nuk vdiq nga Covid-19.

Vaksina Johnson & Johnson u testua në 44,000 njerëz në SHBA, Afrikën e  Jugut dhe Amerikën Latine, disa muaj më vonë pasi vaksina Pfizer dhe Moderna, kishin filluar testimin në pranverë dhe verë.

Vaksina e Pfizer u testua në 43,000 njerëz në Shtetet e Bashkuara, Gjermani, Turqi, Afrikën e Jugut, Brazil dhe Argjentinë. Moderna është testuar në 30,000 njerëz, të gjithë në SHBA-në.

Vaksina Johnson & Johnson u testua pasi disa nga variantet e reja shqetësuese të koronavirusit kishin filluar të përhapeshin kudo. Efikasiteti i vaksinës Johnson & Johnson ishte vetëm 57% në variantin e Afrikës së  Jugut, ku B.1.351 tani është varianti dominant, krahasuar me 72% në SHBA, ku është shumë më pak i zakonshëm.

Ekspertët e vaksinave kanë rënë dakord që të gjitha vaksinat sigurojnë mbrojtje.

Mbrojtje më e shpejtë

Vaksina Johnson & Johnson, siguron mbrojtje më të shpejtë  kundër simptomave mesatare dhe të rënda rreth dy javë pasi njerëzit  vaksinohen.

4 javë pasi njerëzit ishin vaksinuar, personat nuk ishin të rrezikuar më nga Covid. Studimet e fundit tregojnë një nivel të mirë të mbrojtjes me dozën e parë të vaksinës  Moderna dhe Pfizer.

Për zhvillimin e vaksinave janë përdorur teknologji të ndryshme

Vaksinat Moderna dhe Pfizer kanë përdorur një teknologji  të re të quajtur RNA, ose mARN.

Ata dorëzojnë materialin gjenetik direkt në qeliza përmes grimcave yndyrore. Ky kod gjenetik merret nga qelizat në muskujt e krahut, të cilat më pas ndjekin udhëzimet gjenetike për të krijuar disa copëza të vogla që duken si një pjesë e koronavirusit.

Ato proteina të vogla stimulojnë një përgjigje imune, duke gjeneruar antitrupa dhe qeliza imune në rast të një sulmi të ri. Vaksina Johnson & Johnson përdor teknologjinë e vektorit viral. Një virus i zakonshëm i ftohjes i quajtur adenovirus 26 është i prodhuar gjenetikisht në mënyrë që të mund të infektojë qelizat, por  shumohet.

Nuk mund të përhapet në trup dhe nuk infekton njerëzit. Ashtu si vaksinat Pfizer dhe Moderna, ajo jep udhëzime gjenetike. Ky kod gjenetik merret nga qelizat në muskujt e krahut, të cilat më pas ndjekin udhëzimet gjenetike për të krijuar disa copëza të vogla që duken si një pjesë e proteinës spike të koronavirusit.

Kushtet në të cilat ruhen

Vaksina e Pfizer fillimisht duhet të ruhej në një temperature mes -80ºC deri -60ºC (-112ºF deri -76ºF).

Por FDA tani i ka lehtësuar disi këto kërkesa, pasi vaksina mund të ruhet vetëm në frigorifer për pesë ditë dhe të përdoret brenda gjashtë orësh pasi të hollohet.

Vaksina Moderna është pak më delikate në përdorim por gjithashtu duhet të jetë e ngrirë dhe duhet të ruhet me kujdes.  Moderna mund të ruhet në temperatura në rreth -20 -C, ose  temperaturës së një frigoriferi në shtëpi.

Ndërsa vaksina Johnson & Johnson mund të ruhet në temperatura normale të një frigoriferi deri në tre muaj, duke e bërë më të lehtë ruajtjen dhe transportimin e saj.

Çfarë kanë të përbashkët?

Asnjë nga tre vaksinat nuk përmban aditivë që ndonjëherë mund të shkaktojnë reaksione të forta, të tilla si antibiotikë.

CDC ka raportuar vetëm disa raste të anafilaksisë tek njerëzit të cilëve u është dhënë vaksina Moderna ose Pfizer, dhe të gjitha kanë pasur efekte të lehta. Vetëm një rast i anafilaksisë është raportuar në 44,000 njerëz që janë injektuar me vaksinën Johnson & Johnson.

Përveç kësaj, të tre vaksinat  synojnë një pjesë specifike të proteinës spike. Siç nënkupton vetë emri, është pjesa që virusi përdor për të luftuar qelizat.

Të tre vaksinat duket se stimulojnë një përgjigje  të fortë imune. Deri më tani, duket se është e mjaftueshme për të vazhduar të paktën pjesërisht mbrojtjen e njerëzve nga variantet më shqetësues./abcnews.al