Lufta/ SHBA dhe Shqipëria paraqesin në Këshillin e Sigurimit projekt-rezolutën që dënon Rusinë

schedule23:33 - 25 Shkurt, 2022

schedule 23:33 - 25 Shkurt, 2022

SHBA bashkë me Shqipërinë po parashtrojnë në mbledhjen e këshillit të Sigurimit projekt-rezolutën që dënon sulmin rus ndaj Ukrainës. Në mocion kërkohet që Rusia të tërheqë trupat e saj nga Ukraina dhe të lejojë ndihmën humanitare në vend.

Përfaqësuesi i SHBA deklaroi se faji për këtë situatë është tërësisht i Rusisë ndërsa citoi kërcënimin ndaj Suedisë dhe Finlandës ditën e sotme se nëse do bëhen anëtare të NATO-s do të përballen me pasoja ushtarake dhe politike.

Ndërsa përfaqësuesi i Shqipërisë  që është edhe bashkë-pengmbajtëse e kësaj rezolute deklaroi se ky nuk është një moment për të menduar dhe për të parë larg, por për të folur për të që po ndodh tani.

Sipas BBC, projekt-rezoluta ka pësuar disa ndryshime të minutës së fundit nga “dënojmë pushtimin e Rusisë” në “dënojmë sulmet e Rusisë” ndaj Ukrainës.

Një diplomat i Këshillit të Sigurimit tha se negociatat janë shtrirë deri në Kinë pasi disa diplomatë po përpiqen ta bindin Pekinin që të abstenojë në vend që të votojë kundër rezolutës.

Karta e OKB-së përcakton duhen 9 vota në panelin prej 15 anëtarësh që të miratohet kjo rezolutë. Por të gjithë anëtarët e përhershëm SHBA, Britania e Madhe, Franca, Rusia dhe Kina kanë të drejtën e vetos. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!