Michael Cohen, ish-avokati personal i Presidentit Donald Trump ka pranuar fajesine për shkelje financiare në fushatën zgjedhore.
Sipas një marrëveshjeje të arritur me prokurorët federalë, 51 vjeçari Cohen mund të dënohet me katër deri në pesë vjet burg. Por masa e dënimit do të jepet më 12 dhjetor.
Cohen pranoi fajësinë për gjithsej tetë akuza, duke përfshirë mospagim taksash dhe dhënie të një deklarate të rreme një institucioni financiar.
Duke deklaruar fajësinë, Cohen peremendi se kishte kryer pagesat për aktoren e filmave poprnografike Daniels dhe modelen e PlayBoy ne prag te zgjedhjeve presidenciale. Por nuk përmendi me emër dy gratë apo Presidentin Trump dhe tha se kishte punuar me një “kandidat të paidentifikuar”. Megjithate shumat e parave dhe datat e përmendura në seancë përkonin saktësisht me pagesat e bëra për aktoren Daniels dhe modelen.
Pranimi i fajësisë nga Cohen erdhi pas shumë muaj hetimesh të hollësishme federale dhe prishjes së marrëdhënieve të tij me presidentin, për të cilin më parë ai thoshte se ishte gati ta mbronte qoftë edhe nëse “merrte vetë një plumb”.
Në muajin prill, FBI-ja bastisi dhomën e hotelit, shtëpinë dhe zyrën e zotit Cohen duke sekuestruar më shumë se 4 milionë dokumente dhe objekte të tjera. Gjatë bastisjes u kërkuan dokumente bankare, komunikimet me fushatën Trump dhe informacione rreth pagesave, përkatësisht 130 mijë dollarë për Daniels dhe 150 mijë për modelen. Të dyja gratë kanë thënë se zoti Trump ka patur marrëdhënie intime me to, gjë që ai e ka mohuar.
Ekipi i Prokurorit të Posaçëm Robert Mueller, që po heton rreth ndërhyrjes ruse në zgjedhjet presidenciale të 2016-s në SHBA, ia referoi prokurorëve federalë në Manhatan çështjen Cohen, pasi kjo kishte të bënte me marrëdhënie të tij financiare.
Para zgjedhjeve, Cohen ishte anëtar i besuar i organizatës Trump. /abcnews.al