Autoritetet e Shteteve të Bashkuara kanë dhënë alarmin për Tsunami të mundshëm në Uashington, Kaliforni, Oregon dhe në brigjet e Alaskës. Ky vendim erdhi pas tërmetit të fuqishëm me magnitudë 7.9 i shkallës rihter që tronditi gadishullin e Alaskës.
Lëkundjet sizmike janë ndjerë edhe në Kanada. Aktualisht nuk ka raportime për viktima apo të lënduar. Tërmeti e kishte epiqendrën në gjirin e Alaskës dhe kishte një thellësi prej 10 kilometrash. Shërbimi amerikan i gjeologjisë nënvizoi se alarmi për Tsunami është i vlefshëm edhe për rajonin kanadez të “British Columbia”./abcnews.al