Garda Revolucionare iraniane me emrin Sahram Poursafi thuhet se ka punësuar një “xhelat” në SHBA për të vrarë ish-këshilltarin e Trumpit për sigurinë kombëtare, John Bolton, sipas CNN.
“Xhelati” do të paguhej mijëra dollarë dhe vrasja do të cilësohej si hakmarrje për vrasjen e iranianit Qassem Soleimani, në vitin 2020 në Bagdad. Drejtësia amerikane nxori sot në dritë një komplot që thuhet se kishte për qëllim vrasjen e John Bolton, ish-këshilltarit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë.
Shahram Poursafi , ose Mehdi Rezaghi , siç njihet edhe ai, 45 vjeç, i cili u tha se u kishte ofruar të paguante 300,000 dollarë individëve në Shtetet e Bashkuara për të vrarë Boltonin.
Sipas kallëzimit penal, Poursafi i kërkoi një banori amerikan të identifikuar vetëm si “Individi A” të fotografonte Bolton, me pretendimin se fotot i duheshin për një libër. Banori i Shteteve të Bashkuara më pas e prezantoi Poursafin me një informator të fshehtë të qeverisë, i cili mund t’i bënte fotografitë për një çmim të caktuar.
Hetuesit thanë se një muaj më pas, Poursafi e kontaktoi informatorin në një aplikacion ku dërgohen mesazhe të koduara dhe i ofroi personit 250,000 dollarë për të angazhuar dikë për të vrarë Bolton. Kjo shumë më pas u rrit deri në 300,000 dollarë.
Në një deklaratë të publikuar në rrjetin social, Twitter të mërkurën, Bolton falënderoi Departamentin e Drejtësisë për masat e ndërmarra.
“Një gjë është e padiskutueshme: Sundimtarët E Iranit janë gënjeshtarë, terroristë dhe armiq të Shteteve të Bashkuara”, tha ai.
/abcnews.al