Kur ata bëhen bashkë, janë si gjithmonë unik! 3 musketjerët ishin sot në programin ‘Abc e pasdites’ të Ermal Peçi ku ndanë emocionet e koncertit të fundit por edhe surprizat e një albumi të ri, që mesa duket po punohet.
Biseda në studio u shpërnda në tematika të ndryshme, nisur edhe nga disa intervista që i bëri Ermali. Teksa u fokusuan tek reagimet personale ndaj situatës në vend, Ermali pyeti Aleksandrin rreth videove të tij që shpesh kanë bërë xhiron në rrjetet sociale. A është penduar ai për to? A i lexon komentet? CIli nga 3 artistët është më i fokusuar të lexoj ç’thonë për ta?
‘Jo, njerëzit janë mësuar me mua. Nuk jam penduar. Kam 30 vjet që e bëj këtë punë’ – tha Sandri.
Në intervistën personale, me shume të qeshura mes djemve dhe Ermalit mësuam një ritual të Gjokës, 3 gjumet e tij. Me orare dhe zakone të ndryshme, do të buzëqeshni edhe ju si i menaxhon këngetari zgjimet dhe fjetjet.
Ndiqni për më shumë intervistën në Youtube.