EMRI/ Shantazhet online, zbardhen 62 përndjekje, 34-vjeçari shantazhonte nga burgu i Francës

schedule13:16 - 9 Gusht, 2024

schedule 13:16 - 9 Gusht, 2024

Janë zbardhur dhe dokumentuar 62 raste të përndjekjeve online, kryer nga 34 vjeçari Fabjan Dodaj i cili vuan dënimin në një burg të Francës.

Nga hetimet ka rezultuar se 34-vjeçari ndërhynte në profilet e rrjeteve sociale (kryesisht Tik Tok dhe Instagram) të shtetaseve të ndryshme dhe pasi merrte fotografi nga profilet e tyre, i publikonte ato në profile false të krijuara prej tij, duke vendosur përshkrime denigruese.

Autori më pas i shantazhonte këto shtetase, duke i kërkuar fotografi dhe video intime në këmbim të fshirjes së materialeve të publikuara prej tij.

34-vjeçari vuan dënimin në një burg në Francë për veprat penale “Vjedhje me pasoja të rënda” dhe “Komplot kriminal”, parashikuar nga Kodi Penal Francez, ka konsumuar veprat penale “Falsifikimi kompjuterik”, “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”, “Përndjekja”, dhe “Ndërhyrje të padrejta në jetën private”, parashikuar nga nenet 86/a, 121, 121/a, 293/b të Kodit Penal.

/abcnews.al/