“Shansi” i fundit për opozitën, mblidhen Kryetarët, Alibeaj: PS kërkon President të tyre

schedule15:18 - 24 Maj, 2022

schedule 15:18 - 24 Maj, 2022

Edhe pas raundit të dytë të votimit në parlament, vendi nuk ka një emër për pasardhësin e Ilir Metës në Presidencë. Në Kuvend nuk u çua asnjë kandidat, ndaj seanca u ezaurua formalisht në pak minuta. Përgjegjësinë për dështimin e dytë, kryeministri Rama ia ngarkoi opozitës. Nga ana tjetër opozita akuzon maxhorancën se ka prishur marrëveshjen, pasi ka parë se kandidatët e tyre nuk mund të josheshin.

Tashmë është mbledhur konferenca e kryetareve, që do të vendosë për datën e mbajtjes së raundit të tretë të zgjedhjes së presidentit.

Kreu i Grupit Parlamentar i PD-së u shprehe se mazhoranca ka si synim të vetëm që të zgjedh vetë Presidentin e vendit.

Ai ka shtuar se PS nuk është serioze në proces dhe kërkon të shkojë në raundin e katërt. Alibeaj ka theksuar se socialistët janë tërhequr dhe e kanë bërë gjetjen e vet.

“Nuk ka ngelur asnjë që nuk e ka kuptuar se mazhoranca pret raundet e tjera dhe kërkon që ta votojë vetë dhe të ketë një President të tyre. Ne ramë dakord për një dokument të qartë para mediave. Një proces që opozita të mos ishte mbushëse topi por të vendosej në kushte reale për një proces serioz. U tërhoqën. Edhe është e përcaktuar që duan të shkojnë tek raundi i katërt. Nuk i qëndrojnë fjalës.” tha Alibeaj.

Për kryetarin e Partisë Republikane, Fatmir Mediu, opozita duhet të ketë një kandidat të vetin sa më parë.

““Nuk ka kohë as për 8 as për 10 kandidatë, të gjejmë një kompromis, ajo që e bën të mundshme është të dëgjojmë njëri tjetrin, duhet të kishim cuar dje një kandidaturë, dhe duhet të cojmë në raundin e tretë një kandidat, para se të kërkojmë përgjegjësi te pala tjetër, duhet ta kërkojmë te vetja, kemi në dorë një element kushtetues, le ta dëgjojmë njëher brenda vetes dhe të përpiqemi të gjejmë një konsensus me maxhorancën brenda një kohe të shkurtër.”

Edhe në këtë raund opozita ka të drejtën e propozimit të kandidatit sipas marrëveshjes mes të dyja palëve. Në rast të kundër maxhoranca ka deklaruar se do ta zgjedhë vetë presidentin e ri.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!