“Shanset ishin të pakta”, Kroos: Nuk meritonim fitore

schedule16:14 - 18 Maj, 2023

schedule 16:14 - 18 Maj, 2023

Për herë të dytë në historinë e klubit, “qytetarët” e Manchester City arritën në finalen e Champions Leauge, ku këtë herë në raundin e gjysmë-finaleve eleminuan pas një fitoreje spektakolare në “Etihad”, “galaktikët” e Real Madrid me rezultatin 4 me 0.

Një disfatë turpëruese si kjo, nuk mund të lihej pa komentuar dhe nga “strategu” i mesfushës madrilene, Toni Kroos, i cili për mediat pas ndeshjes tha se “galaktikët” në asnjë moment nuk e merituan fitoren me atë stil loje që treguan.

“Ne filluam keq, si në ndeshjen e parë, por këtë herë nuk patëm shumë shanse. Në 20-25 minutat e para ata ishin shumë më mirë se ne dhe shënuan 2 herë. Fitorja u bë më e vështirë. Ne u përmirësuam në pjesën e dytë, por nuk mjaftoi. Duhet të jemi të sinqertë, nuk e merituam fitoren, nuk bëmë mirë, por sigurisht që nuk patëm një sezon të keq në Champions”,- u shpreh mesfushori gjerman pas humbjes. /i.m /abcnews.al 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!