Shanset 1 në 200 milionë/ Lindja e rrallë e trenjakeve që duken si tre pika uji

schedule12:15 - 16 Maj, 2023

schedule 12:15 - 16 Maj, 2023

Jenni dhe James Casper, një çift i ri nga Selby, Yorkshire, u bekuan me trenjakë identikë, të lindur në spitalin York në fund të marsit. Ky është një rast jashtëzakonisht i rrallë i një shtatëzënie treshe me embrione të ushqyer nga e njëjta placentë dhe shanset për një shtatzëni të tillë arrijnë në një në dyqind milionë.

Nëna 27-vjeçare dhe babai 26-vjeçar mësuan për trenjakët disa javë pasi filloi shtatzënia. James, i cili u telefonua menjëherë nga Jenni pas kontrollit gjinekologjik, nuk mund ta besonte në fillim lajmin, pasi në një moment bënë shaka me njëri-tjetrin për një mundësi të tillë. Babai i lumtur, me lot në sy, pyeste veten se si do t’ia dilnin dhe përjetoi një sërë emocionesh të përziera derisa tre vajzat lindën nëntë javë më herët, më 31 mars. Pasi qëndruan në inkubator për gjashtë javë, foshnjat shkuan në shtëpi me prindërit e tyre për herë të parë. Aty i pritën edhe dy motrat e tyre më të mëdha, Danica, dhjetë vjeçe dhe Gabriella, katër vjeç.

Çifti i quajti fëmijët Harper-Gwen, Marvella dhe Evalynn, por nuk është aspak e lehtë t’i dallojnë, pasi nga jashtë janë identike, ndaj gjithmonë kujdesen t’i vendosin në djepa dhe shtretër të ndryshëm, ndërsa në ditët e para që ishin kthyer nga klinika, kishin lënë rrathët e veçantë të letrës në to, në mënyrë që të ishin absolutisht të sigurt për t’i dalluar nga njëra-tjetra. Sipas James, situata në shtëpi është paksa “surreale”, por ata janë shumë të lumtur që janë bashkë me foshnjat. Vlen të theksohet se ngjizja ka ndodhur natyrshëm dhe se nuk ka histori të shtatzënive të shumëfishta në familjet e prindërve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!