Në qendër të Shkodrës muzikantë nga Ekuadori u kanë afruar qytetarëve muzikë nga Andet amerikane. Prej një jave ata qëndrojnë në Shqipëri dhe po e shijojnë këtë vend.
Muzika e tyre ka të bëjë me dashurinë dhe atë çfarë ndjen njeriu. Është shumë e vjetër, aq sa edhe vetë popullsia nga Andet amerikane…
Ruben Pillajo dhe Luis Imario, janë nga Ekuadori i Amerikës Latine. I përkasin fiseve të indigjene Quechua(Kiçua) të Andeve.
Prej një jave ndodhen në Shqipëri dhe në mënyrë origjinale po shijojnë qëndrimin këtu. Afrojne muzikë dhe sheshin disa punime artizanale të Indianeve Kiçua të Ekuadorit….
Luis Imario turist nga Ekuadori: “Ne jemi nga Andet, nga Ekuadori dhe kemi këtë muzikë e cila është spirituale. Miku im po i bie instrumentit që quhet Kena, ndërsa kënga është Jinshik Kechlua, që do thotë zemra ime. Ne kemi edhe muzikë më të gëzuar, por ajo këndohet sipas stinës, në Korrik kemi Festivalin e Diellit dhe atëherë i luajmë ato këngë…”.
Punimet nga Andet janë mjaft interesante. Me shumë ngjyra dhe kjo është një veçori e tyre….
“Në shtëpitë tona kemi shumë ngjyra, na pëlqejnë ngjyrat prandaj, dhe këto punime kanë ngjyrat. Ndërsa varëset që këtu njerëzit i blejnë t’i vendosin si zbukurim në automjetet e tyre, tek ne vendosen në dhomat e gjumit të fëmijëve dhe quhen kapësi i ëndrrave, që fëmija të ketë një gjumë të qetë dhe të rehatshëm”.
Kena, Pinkillu, Siku janë disa nga instrumentat frymorë që Indiagjenet Quechua- (Kiçua) që i kanë sjellë me vete. Muzikën e tyre tradicionale banorët Shkodrës e shijojnë tashmë jo përmes filmave por drejt për drejt në qëndër të qytetit./abcnews.al