SH.B.A të përgatitet për një plan të dytë/ Paketa financiare prej 2 trillion dollarësh duket se do të jetë e pamjaftueshme

schedule11:30 - 26 Mars, 2020

schedule 11:30 - 26 Mars, 2020

 Mesa duket 2 trilion dollarë nuk janë të mjaftueshme  pasi kriza që po lë koronavirusi mund të rrëzojë bazën ekonomike nga e cila varet jeta amerikane.

Tragjedia njerëzore e pandemisë po lëviz midis listave në rritje të dhimbjes prej pjesëtarëve të familjes që nuk janë më  dhe guximit të profesionistëve mjekësorë që shpëtojnë jetën pas dyerve të mbyllura të spitalit.

Por dëmi që po shkakton virusi po lë mangësi edhe në ekonominë më të fuqishme në botë siç është Amerika.

Në fund të fundit, brenda disa ditësh, një ekonomi që po përparonte me ritme historike papritmas i duhej një faturë për të  mbyllur një boshllëk ekonomik që krijoi virusi me 10% të produktit të brendshëm bruto të SH.B.A.

Ajo çfarë ndoshta është edhe më shqetësuese,është se paketa e shpëtimit ekonomik duket se nuk është e mjaftueshme gjatë muajve të errët që pritet se do të vijnë.

Udhëheqësit nga të gjitha anët janë të qarta se paketa është  thjeshtë një ndalesë deri sa të arrijnë tek muajt e ardhshëm ./abcnews.al