Sfilatë në Gjykatë për TikTok, KLGJ fut në rend dite çështjen e gjyqtares Enkeleda Kapedani

schedule11:40 - 2 Qershor, 2021

schedule 11:40 - 2 Qershor, 2021

TIRANË- Këshilli i Lartë Gjyqësor në mbledhjen e sotme ka futur në rendin e ditës edhe çështjen e drejtueses së Gjykatës së Elbasanit Enkeleda Kapedani, e cili prej disa ditësh është bërë kryefjala e mediave për shkak të disa videove të cilat ishin postuar në “Tik Tok”, ku ajo shfaqej duke kënduar dhe bërë sfilatë edhe në ambientet e brendshme të Gjykatës.

Nisur nga këto video të publikuar në rrjetet sociale, Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë ka dorëzuar në KLGJ kërkesën për pezullim dhe shkarkim nga detyra të magjistrates së Elbasanit Enkeleda Kapedani, për shkelje disiplinore.

LEXO EDHE: “Jam mafie”! Videot me sfilata nga zyra dhe luksi, ILD: Të shkarkohet gjyqtarja e “Tik Tokut”

Teksa Elbasani vuan prej kohësh përplasjen mes bandave duke u kthyer në një nga qytetet me kriminalitetin më të lartë në vend, gjyqtarja Enkeleda Kapedani, shfaqej në “Tik Tok” duke dëgjuar këngë “Mafia, Mafia, Jam Mafia” apo edhe këngë që promovojnë përdorimin e armëve të zjarrit.

LEXO EDHE: Video “funny” në Tik Tok, ILD nis hetimin për kryetaren e gjykatës Elbasan

Kapedani, në një prononcim për gazetarin e ABC, Aldo Kozarja reagoi duke thënë se nuk i ka publikuar ajo video pasi nuk ka “Tik Tok”, ndërsa thekson sipas saj, se videot janë publikuar me qëllim dashakeqës për të dëmtuar imazhin e saj si gjyqtare. Lidhur me këtë incident të pazakontë, ka reaguar ashpër edhe ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj e cila ka kërkuar që KLGJ të bëjë një verifikim të thellë ndaj saj, si dhe për pasurinë që ka Enkeleda Kapedani.

Kapedani u emërua kryetare e Gjykatës së Elbasanit në 30 shtator 2020, pas dorëheqjes së gjyqtarit Zihni Shahu. E.L/abcnews.al/