Sfidë delikate në Shkodër, Kukësin e shqetëson një titullar

schedule18:09 / 16/12/2019

Kukësi ka fituar tre ndeshje radhazi në Superiore dhe tashmë renditet në vendin e parë në klasifikim. Verilindorët po mendojnë për sfidën e radhës në transfertë me Vllazninë. Shkodranët fazën e parë e befasuan Kukësin, duke e munduar.

Trajneri Shpëtim Duro, sikurse edhe presidenti Safet Gjici, e kanë vlerësuar maksimalisht skuadrën e drejtuar nga Mirsad Jonuz. Objektivi janë tre pikët, ndërkohë që në kampin verilindor po mendojnë edhe për formacionin që do të zbresë në fushë kundër kuqebluve.

Ditën e sotme Kukësi ka nisur edhe përgatitjet, ndërkohë që trajnerin Duro e shqetëson një titullar i mesfushës. Kapiteni Besar Musolli nuk është stërvitur me grupin, pasi ende ndjen dhimbje. Ai është parë duke qëndruar në stol dhe duke e mbajtur me akull këmbën. Nesër do të kuptohet nëse ai mund të luajë në mesjavë kundër Vllaznisë. /abcnews.al 

Kapiteni i Kukësit, Besar Musolli

schedule18:09 / 16/12/2019