Sfida ndaj Slavia Sofia, Gega përzgjedh titullarët e Kukësit

schedule19:00 - 27 Gusht, 2020

schedule 19:00 - 27 Gusht, 2020

Kukësi luan sot kundër Slavia Sofias, sfidë e vlefshme për raundin e parë eliminator të UEFA Europa League. Një sfidë shumë delikate për verilindorët, pasi ekipi bullgar ka disa lojtarë cilësorë në përbërje.

Trajneri i Kukësit, Skënder Gega, ka zgjedhur formacionin e tij startuar. Xhika në portë, ndërsa në mbrojtje, Obanor, Maliqi, Horic dhe Musta. Musolli me shiritin e kapitenit dhe Telushi, janë mesfushë para mbrojtjes. Në sulm, Gega i ka besuar futbollistit të ardhur këtë merkato, Eze, i cili do të mbështetet nga Limaj, Gavazaj dhe Rroca./abcnews.al

Kukësi: Xhika, Maliqi, Obanor, Horic, Musta, Musolli (c), Telushi, Gavazaj, Limaj, Rroca, Eze. Trajner: Skënder Gega