Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Sfida Elbasani-Vllaznia/ Policia me plan masash, bllokohet qarkullimi i automjeteve në perimetrin përreth stadiumit

schedule08:27 - 27 Prill, 2026

schedule 08:27 - 27 Prill, 2026

Policia e Elbasanit thotë se ka marrë masa për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë ndeshjes së futbollit mes Elbasanit dhe Vllaznisë, që zhvillohet sot në orën 19:00, në stadiumin “Elbasan Arena”.

Gjatë aktivitetit do të bllokohet qarkullimi i automjeteve rreth stadiumit, ndërsa lëvizja do të lejohet vetëm për mjetet me autorizim të posaçëm. Policia do të kontrollojë tifozët para hyrjes për sende të ndaluara dhe kërkon që çdo person të ketë dokument identifikimi.

Nuk do të lejohen në stadium persona pa ID, të mitur pa prindër/kujdestarë, si dhe tifozë të identifikuar më parë si problematikë. Gjithashtu, tifozët duhet të ndjekin itineraret e përcaktuara dhe nuk do të lejohen grumbullime jashtë tyre.



Policia kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për shmangien e lëvizjes me automjete në zonat përreth gjatë orarit të ndeshjes.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!