“Byro Politike” i ka kushtuar një rëndësi të veçantë sezonit turistik të këtij viti.
Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, është shprehur në ABC News se sezoni i ri turistik paraqet sfida.
Sipas saj, bashkitë përpiqen që të bëjnë sa të munden pavarësisht burimeve të vogla.
“Probleme kemi shumë sepse kemi shumë sfida po ta shohësh nga ana pozitive. Bashkitë përpiqen të bëjnë sa të munden pavarësisht burimeve të vogla”, tha kryetarja Ademi.
“Menaxhimi i mbetjeve mbetet problem. Mendoj që në aspektin që vjen për gjëra që kushtojnë, duhet të kesh edhe kapacitete. Të shkosh në Theth të del bretku. Të shkosh atje është e vështirë edhe bukuria e vendit të bën ta harrosh lodhjen, por është problematike. Me kapacitetet që kemi ne është shumë e vështirë dhe duhet të kesh shumë investime të rëndësishme”, u shpreh Voltana Ademi./abcnews.al